LAJMI I FUNDIT:

Fitorja është objektiv i Cityt ndaj Club Brugge – formacionet bazë

Fitorja është objektiv i Cityt ndaj Club Brugge – formacionet bazë

Manchester City përballet me Club Brugge në Etihad Stadium në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze është në vend të dytë në Grupin A me gjashtë pikë, një më pak se Paris Saint-Germainit.


Ekipi belg vazhdon të jetë në garë për një vend që dërgon në fazën e eliminimit direkt, duke qenë se ka arkëtuar katër pikë, tri më pak se lideri i grupit.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Philippe Clement i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues për këtë takim.

Formacioni startues i Manchester City: Ederson; Walker, Laporte, Stones, Cancelo; Bernardo Silva, Rodri, Gündogan; Mahrez, Foden, Grealish.

Formacioni startues i Club Brugge: Mignolet; Mata, Hendry, Sobol, Nsoki; Mechele, Vanaken, Vormer, Rits; Lang, De Ketelaere.

/Telegrafi/