Qipro ka shënuar fitore ndaj Greqisë me rezultat 1-0, duke e bërë grupin ku gjendet edhe Kosova të komplikuar për djelmoshat tanë.
Goli i Marinos Tzionis në pjesën e parë vendosi këtë ndeshje, duke bërë që Qipro të shpresojë që të largohet nga pozita e fundit, pasi ka 5 pikë, aq sa Irlanda e Veriut, dhe nga një më pak se Kosova që është e dyta me 6 pikë.
E pikërisht kundër Qipros, djelmoshat tanë e kanë ndeshjen e fundit në këtë fazë të grupeve.
Një fitore, Kosovës do tua konfirmonte pozitën e dytë në grup, ndërsa një humbje do të ishte shumë e rrezikshme.
Kjo pasi që Irlanda e Veriut luan ndaj Greqisë që e ka siguruar pozitën e parë dhe fitorja e irlandezëve verior e kombinuar me humbjen e Kosovës do të thoshte pozita e fundit në grup.
E kjo pozitë do ta dërgonte Kosovën në play- out për Ligën D.
View this post on Instagram
Të shpresojmë që kjo të mos ndodh dhe Kosova të fitojë sërish kundër Qipros siç bëri në qershor kur si mysafir fitoi 2-0. /Telegrafi/