LAJMI I FUNDIT:

Fitore e thellë e Llapit përballë Ferizajt

Fitore e thellë e Llapit përballë Ferizajt
Festa e lojtarëve të Llapit (Foto: K.F. Llapi)

Skuadra e Llapit ka arkëtuar pikë të plota në përballjen e javës së tretë që e ka zhvilluar kundër Ferizajt (5-1).

Reklama

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nikoqirët ishin të pandalshëm në gjysmën e parë, në të cilën e gjetën tri herë rrjetën.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e 12-të, kur realizoi Ahmed Januzi.

Mentor Zhdrella e dyfishoi epërsinë në minutën e 26-të, ndërsa dhjetë minuta më pas, Bujar Idrizi shënoi golin e tretë (36′).

Në gjysmën e dytë, skuadra mysafire arriti ta shënojë një gol përmes Florim Berbatovcit, i cili realizoi nga pika e bardhë (50′).

Llapi e ndëshkoi sërish ekipin kundërshtar duke e shënuar edhe golin e katërt me anë të Fiton Hajdarit (77′).

Pas një solo aksioni, Mentor Zhdrella e shënoi golin e dytë personal në këtë takim (85′) dhe të pestin për skuadrën e tij.

Kjo është fitorja e dytë sezonale e Llapit nga tri ndeshje të zhvilluara. Kujtojmë që në javën e kaluar fitoi në udhëtim te Ballkani, ndërsa në xhiron e parë u mposht në shtëpi nga Drenica.

Për Ferizajn, kjo ishte humbja e dytë në tri xhirot e para, në të cilat ka arritur të shënojë një fitore. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
E kryer, Lionel Messi merr vendim të bashkohet me klubin nga MLS

E kryer, Lionel Messi merr vendim të bashkohet me klubin nga MLS

Ligat tjera
Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Ndërkombëtare
Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania

Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Lionel Messi refuzon ofertën marramendëse të Al-Hilal, do t'i bashkohet Inter Miamit në MLS

Lionel Messi refuzon ofertën marramendëse të Al-Hilal, do t'i bashkohet Inter Miamit në MLS

Ligat tjera
Kalo në kategori