LAJMI I FUNDIT:

Fitore e madhe e Vëllaznimit ndaj Vllaznisë

Fitore e madhe e Vëllaznimit ndaj Vllaznisë

Vëllaznimi i Gjakovës ka arritur një fitore të madhe në udhëtim tek Vllaznia e Pozhoranit 1-2.

Gjakovarët për herë të dytë këtë edicion kanë triumfuar ndaj Vllaznisë që tani i ka vështirësuar punët për nbijetesë.

Qysh në minutën e pestë mysafirët gjetën golin e parë.

Ishte sulmuesi Adonis Shala që shënoi një gol të bukur për 0-1.

Por epërsia e Vëllaznimit nuk zgjati shumë pasi vendasit barazuan gjithçka.

Talenti i madh i Vllaznisë, Festim Alidema shënoi një gol të bukur në minutën e 10-të për 1-1.

Në minutën e 30-të, portieri i vendasve Jasir Bajrami bëri një gabim të rëndë.

Topin e lëshuar nga duart e Bajramit e mori Lorik Rudi i mysafirëve që shënoi për 1-2.

Deri në fund vendasit tentuan barazimin por ishte e kotë përballë mbrojtjes së fuqishme të gjakovarëve.

Pas kësaj fitore, Vëllaznimi ështê ngritur në pozitën e gjashtë me 21 pikë, ndërkohë Vllaznia mbetet e fundit me pesë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Gjilanit ndërsa Vllaznia luan në udhëtim tek Trepça 89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori