LAJMI I FUNDIT:

Fitore bindëse e Trepçës ndaj Rahovecit

Fitore bindëse e Trepçës ndaj Rahovecit

Trepça ka shënuar fitore si mysafire ndaj Rahovecit me rezultat 75:103 (19:31, 17:26, 20:29, 19:17), në kuadër të javës së shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë dhe më pas mitrovicasit ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:31. Vendasit e filluan më mirë periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 26:31, por mysafirët sërish fillojnë shkëputjen për të fituar periudhën e dytë 17:26 dhe për të shkuar në pushim me rezultat 36:57.


‘Xehetarët’ nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku arritën epërsinë më të lartë në 35 pikë, 51:86, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:86.  Dhjetë minutat e fundit ishin formal dhe Trepça triumfoi me rezultat 75:103.

Te Rahoveci u dallua Altin Morina me 16 pikë e tetë asistime, kurse te Trepça u dalluan Amin Hot me 19 pikë, gjashtë kërcime e dhjetë asistime dhe Taurus Ramon Cockfield me 20 pikë e gjashtë asistime.

Rahoveci ka një fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Trepça pesë fitore dhe një humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori