Milan nuk ka arritur të triumfojë në xhiron e 19 të ligës elitare italiane të Serie A.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Fiorentinës duke barazuar me rezultat 1-1.


Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para për futbollistë, ku lojtari me notën më të lartë është në radhët e vendasve.

Cristiano Briaghi, mbrojtësi i krahut të djathtë të violave ishte lojtari më i mirë në ndeshje dhe u vlerësua me notën 7.9.

Më të dobët ishin tre futbollistë dhe të gjithë vijnë nga radhët e skuadrës së Milanit - Cutrone, Bonaventura dhe Borini u vlerësuan me notën 6.

Pas kësaj, Milan ngjitet në pozitën e nëntë të renditjes tabelore me 25 pikë, ndërsa dy pikë më shumë i ka Fiorentina e vendit të tetë. /Telegrafi/ Fiorentina

notat 1 4Milan

notat 2 3

telegrafi sport app