LAJMI I FUNDIT:

Kompania më e madhe ajrore në Finlandë nuk do të lejojë pasagjerë me maska prej pëlhure

Kompania më e madhe ajrore në Finlandë nuk do të lejojë pasagjerë me maska prej pëlhure

Kompania më e madhe ajrore në Finlandë, Finnair, nuk do të lejojë pasagjerë me maska prej pëlhure në fluturimet e saj; duke filluar nga 16 gushti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania Finnair përmes një postimi në Twitter, transmeton Telegrafi.


“Ne do ta lejojmë bartjen e maskave kirurgjikale, maska respiratore FFP2 ose FFP3 pa valvule, ose maska të tjera pa valvula me të njëjtin standard (N95)”, thuhet në postim.

Kompania gjithashtu vuri në dukje se maska duhet të bartet gjatë gjithë udhëtimit. Pasagjerët mund ta heqin maskën vetëm gjatë ngrënies dhe pirjes për një kohë të kufizuar. /Telegrafi/