Finlanda kërkon përzgjedhësin përmes internetit

Sipas një deklarate të publikuar në ueb-faqen e Federatës, thuhet se ky shtet kërkon një trajner të ri për Kombëtaren e Futbollit pasi ai aktual, Mixu Paatelainen, është pushuar nga puna më 14 qershor të këtij viti. Në njoftim thuhet se personat që plotësojnë formularin do të vlerësohen, raporton Anadolu Agency.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Finlandës, Pertti Alatz, është i bindur se sistemi i ri do të jetë i suksesshëm në përzgjedhjen e trajnerit. Ai shton gjithashtu se dëshirojnë të lidhin një kontratë dy deri në katër vjeçare me trajnerin e ri të mundshëm.
Kandidatët të cilët posedojnë licencë për trajnerët e futbollit mund të aplikojnë për garën, e cila është e hapur deri më 3 gusht.
Finlanda ndodhet e dyta në grupin F ku garon për kualifikueset në Euro 2016. Momentalisht ka katër pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara dhe ndodhet në vendin e dytë në grup.

















































