LAJMI I FUNDIT:

Fink: Shaqiri është si Messi, mund të bëhet lojtari më i mirë i Liverpoolit  

Fink: Shaqiri është si Messi, mund të bëhet lojtari më i mirë i Liverpoolit  
Xherdan Shaqiri (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Xherdan Shaqiri është si Lionel Messi dhe do të bëhet lojtari më i rëndësishëm në Liverpool ka thënë ish-trajneri i gjilanasit te Baseli, Thorsten Fink.

Ylli me prejardhje shqiptare ka gëzuar një fillim të shkëlqyeshëm në karrierën e tij te Liverpooli që kur u bashkua nga Stoke City në verë.

Ai shënoi në fitoren e së dielës në Fulham për të bërë dy gola në dy ndeshjet e fundit dhe trajneri Fink ka folur fjalë të mëdha për të.

Shaqiri: Jam fitues i Ligës së Kampionëve, meritoj më shumë respekt
Lexo po ashtu Shaqiri: Jam fitues i Ligës së Kampionëve, meritoj më shumë respekt

“Cristiano Ronaldo, ai ka punuar për atë që ka arritur, por Messi, e kishte atë [talentin]”, ka thënë fillimisht Fink për ESPN FC.

“Ai nuk ka nevojë të punojë për këtë talent, Ronaldo duhet të punojë për këtë, të punojë me trup, të punojë me gjithçka. Për mua, Messi e ka këtë talent, kjo vlen edhe për Shaqirin”.

Fink dhe Shaqiri gjatë kohës së tyre te Baseli

“Ai [Shaqiri] ka këtë talent për të luajtur. Nëse ai punon shumë profesionalisht, ai mund të jetë lojtari më i mirë për Liverpoolin – jo vetëm lojtar”.

Shaqiri: Kam ardhur te Liverpooli për të ndihmuar skuadrën
Lexo po ashtu Shaqiri: Kam ardhur te Liverpooli për të ndihmuar skuadrën

“Çdo herë synimi duhet të jetë më i mirë dhe të bëjë hapin e ardhshëm”.

“Nëse nuk luani për Liverpoolin çdo javë, kjo nuk mund të jetë e mjaftueshme për të, qëllimi i tij duhet të jetë të luajë çdo javë”, përfundoi ish-trajneri i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori