LAJMI I FUNDIT:

Finalja e turneut FiRe League CS:GO do të zhvillohet në Buenos Aires

Finalja e turneut FiRe League CS:GO do të zhvillohet në Buenos Aires

Virtus.Pro dhe 9z do të përballen në finalen e madhe të turneut FiRe League Battle 2023.

Ndeshja finale pritet të zhvillohet me datën 9 korrik në qytetin Buenos Aires në Argjentinë.


Dy skuadrat do të përballen në një ndeshje me formatin ‘Bo5’, në orën 12:30 pas mesnate.

Për vendin e parë do të ndahet çmimi prej 100.000 dollarësh, ndërsa vendi i dytë do të fitoj 50.000 dollarë.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën Twitch, si dhe do të ndiqet nga publiku në sallën Movistar Arena. /Telegrafi/