LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Ligës së Konferencës në Tiranë, ministri i Brendshëm: Shmangni udhëtimet drejt Tiranës më 25 maj

Finalja e Ligës së Konferencës në Tiranë, ministri i Brendshëm: Shmangni udhëtimet drejt Tiranës më 25 maj

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u bëri thirrje sot qytetarëve që nuk kanë biletë për finalen e Ligës së Konferencës që të mos vijnë në Tiranë.

Në një komunikim me gazetarët për planin e masave të Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e finales që do të luhet më 25 maj, Çuçi u bëri thirrje edhe një herë të gjithë shqiptarëve që nuk kanë biletë edhe që nuk janë në Tiranë mos tentojnë të vijnë atë ditë në Tiranë, pasi kyeqyteti do të jetë në dispozicion të tifozerive nga Roterdami dhe nga Roma, por edhe të gjithë atyre shqiptarëve që kanë një biletë dhe do të duan të vijnë të shohin ndeshjen.


Gjithashtu ai u bëri thirrje të gjithë bizneseve që nuk kanë lidhje me finalen që ta shpallin ditë pushimi 25 majin.

Çuçi tha se, bizneset që kanë lidhje me finalen janë restorantet, baret, gjithë bizneset e shërbimit.

“I bëj thirrje bizneseve të tjera siç janë bankat apo zyra të ndryshme private, që ashtu siç ne kemi bërë me institucionet publike apo me shkollat ta bëjnë dhe ata. pra ta shpallin një ditë pushimi ditën e mërkurë. pasi do të jetë edhe e paralizuar përsa i takon qarkullimit të mjeteve e gjithë Tirana”, tha ai.

Çuçi u shpreh se, të gjithë institucionet kanë qenë në kontakt me njëra-tjetrën, në mënyrë që, dita e martë dhe e mërkurë të kthehen në një festë të vërtetë.

I pyetur në lidhje me qarkullimin dhe kush mund të lëvizë atë ditë në kryeqytet, Çuçi u shpreh se, “nëse nuk keni biletë mos hajdeni ditën e mërkurë në Tiranë sepse do të jetë e bllokuar. Në Tiranë do të qarkullojnë ata që kanë një biletë si dhe tiranasit kuptohet në zonë pedonale, e gjitha”.

“Unë i dekurajoj të gjithë shqiptarët e tjerë që ditën e mërkurë mos të tentojnë të vijnë në Tiranë, sepse Tirana do të jetë në dispozicion, të miqve në radhë të parë nga Roterdami dhe nga Roma, por dhe të gjithë atyre që kanë një biletë dhe duan të vijnë të shijojnë ndeshjen, këtë finale të madhe”, tha Çuçi.

I pyetur nëse ka pasur informacion në lidhje me tifozë të dhunshëm që mund të vijnë në Tiranë, Çuçi u shpreh se, “ne kemi kohë që punojmë në bashkëpunim me policinë qoftë të Roterdamit, qoftë të Romës. na janë bashkuar këto ditë ekipe dhe nga Roterdami dhe nga Roma, të policisë së tyre, në mënyrë që të koordinojmë të gjithë veprimet për të parandaluar çdo situatë të pakëndshme”.

“Ne nuk mund të ndalojmë njerëz të hyjnë në Shqipëri dhe të vijnë të shijojnë. Por do marrim masa që të parandalojmë çdo akt dhune apo çdo nxitës dhune, në mënyrë që mos degradojë pastaj në probleme të tjera që i kemi parë në të gjithë finalet në Evropë apo në botë. Edhe ndodhin situata të tilla. Pra i kemi marrë të gjitha masat për ta parandaluar këtë gjë”, shtoi Çuçi.

Mbi trafikun e shtuar dhe vendet e parkimit, Çuçi tha se, “në mënyrë që ta administrojmë sa më mirë atë ditë, ne e kemi shpallur si ditë ku bllokohet qarkullimi i automjeteve për Tiranë dhe hyrja për Tiranë dhe i dedikohet vetëm atyre që kanë një biletë, apo që vijnë për të parë për të shijuar ndeshjen, qoftë nga Roterdami, qoftë nga Roma”.

“Kemi pa diskutim hapësira të dedikuara për parkimin e autobusëve që do vijnë në mënyrë të organizuar qoftë nga Durrësi, qoftë nga Rinasi. Kemi hapësira të dedikuara për të lënë mjetet e vogla, pra veturat, për çdo sportdashës që do vijë ta shijojë, i huaj në radhë të parë, por edhe ata shqiptarë që do vijnë ta shijojnë në stadium ndeshjen”, tha Çuçi.

“Kemi marrë masa që i gjithë fluksi i jashtëzakonshëm dhe i paparë ndonjëherë për Shqipërinë, i fluturimeve që do kemi brenda një kohe fare të shkurtër, brenda ditës të datës 25, të menaxhohet në mënyrën më perfekte, që mos kemi asnjë situatë që do të sillte, qoftë në vonesa, qoftë edhe në një rrëmujë që mund të shkaktohet në këto raste”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori