LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Ligës së Konferencë – UEFA dhe FSHF organizojnë trajnime mbi sigurinë në Tiranë

Finalja e Ligës së Konferencë – UEFA dhe FSHF organizojnë trajnime mbi sigurinë në Tiranë

UEFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit po përgatiten në mënyrë intensive për organizimin e finales së madhe dhe historike të Ligës së Konferencës që do të zhvillohet më 25 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Prej disa muajsh, UEFA ka sjellë në Tiranë disa ekipe pune për të kontrolluar të gjithë infrastrukturën aeroportuale, rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hotelerinë, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe përshtatja e stadiumit për finalen.


Së fundmi, në kuadër të përgatitjeve rreth këtij aktiviteti madhor, një grup trajnerësh i specializuar nga UEFA rreth sigurisë në stadiume ka mbërritur në Tiranë. Këta trajnerë, të cilët do të qëndrojë për dhjetë ditë në Shqipëri, do të zhvillojnë dy trajnime instruktorësh për të përgatitur trajnuesit e sigurimit që do të marrin pjesë në këtë finale, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shërbimit për këtë finale.

Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës
Lexo po ashtu Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës

Trajnimi i parë fillon këtë fundjavë, i pasuar nga trajnimi i dytë që do të zhvillohet gjatë javës. Trajnuesit e punëtoreve të sigurimit, që do të marrin mësime për dy fundjava rresht nga ekspertët e UEFA-s në lidhje me çështjet e sigurisë dhe shërbimit, do të ndajnë më pas njohuritë e tyre dhe do të trajnojnë punëtorët e tjerë të sigurimin të kompanisë, në mënyrë që të jenë gati për të siguruar ndeshjen finale të UECL, ku llogaritet të jenë një numër prej 600 punëtorëve të sigurimit.

Sakaq, përgjatë javës, trajnerët e UEFA-s do të trajnojnë grupin tjetër të punës, që përbëhet nga punonjës të departamenteve të ndryshme në FSHF, disa oficerë sigurie të rretheve dhe tre oficerë të policisë. Ky trajnim do t’i shërbejë FSHF-së për të zhvilluar më tepër njohuritë rreth kësaj fushe, me kaq rëndësi për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, por edhe të ndeshjeve të tjera.

Ndërkaq, në muajin mars, UEFA do të zhvillojë një tjetër trajnim, kësaj radhe të përbashkët mes stafit të menaxhimit të stadiumit, sigurisë dhe policisë, pra të gjitha organeve që punojnë për masat parandaluese. Ndërsa në muajin prill, UEFA do të organizojë një trajnim tre ditor vetëm për policinë, në kuadër të kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme, jo vetëm për FSHF-në, por për të gjithë Shqipërinë.

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori