Ata nuk e quajnë atë një “lojë të bukur” për asgjë.
Ekzaltimi sa vjen e rritet përpara finales së Ligës së Kampionëve sonte (e shtunë), shkruan The Sun.
Dhe këto bukuroshe mahnitëse do të brohorasin në tribunat e tyre të tjera kur Liverpool të përballet me Real Madridin e Spanjës në “Stade de France” në Paris për ndeshjen më të madhe të sezonit.

Siç thuhet, pas çdo burri qëndron një grua e shkëlqyer, kështu që në vazhdim ju prezantojmë me të dashurat bukuroshe të lojtarëve që u ofrojnë atyre mbështetjen shumë të nevojshme në shtëpi.
Mishel Gerzig – portieri Thibaut Courtois

Nuk është e vështirë të kuptosh pse modelja izraelite Mishel, 25 vjeçe, i ra në sy portierit belg, 30 vjeç, i cili e njohu atë përmes Instagramit, duke i shkruar në DM.
Dyshja u panë së bashku për herë të parë në Ibiza pasi Belgjika u eliminua nga Euro 2020.
Cora Gauthier – sulmuesi Karim Benzema

Cora, 32 vjeçe, ka punuar për markën “Dior” dhe ka 100,000 ndjekës në Instagram.
E lindur në Martinikë, ajo u takua me sulmuesin francez, Karim, 34 vjeç, në Dubai në vitin 2015 dhe u martuan vitin e ardhshëm.
Dyshja kanë së bashku djalin Ibrahimin, pesë vjeç.
Karoline Lima – mbrojtësi Eder Militao

Karoline dhe Eder, 24 vjeçarë, konfirmuan lidhjen e tyre vitin e kaluar me një fotografi të përbashkët në jaht.
Influencuesja 36-vjeçare do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi të barkut të saj në rritje.
Sandra Garal – sulmuesi Marco Asensio

Sandra u takua me Marcon, 26 vjeç, ndërsa punonte si kamariere në një klub nate në vitin 2019.
Çifti spanjoll arriti ta mbante të fshehtë lidhjen e tyre për muaj të tërë.
28-vjeçarja, e cila ka studiuar arkitekturë në Madrid, tani është modele dhe ka 280 mijë ndjekës në Instagram.
Maria Julia Mazalli – sulmuesi Vinicius Junior

Një fanse me sy të mbrehtë zbuloi se anësori 21-vjeçar po takohej me Marian në vitin 2019 pasi secili publikuan nga një ‘selfie’ në të njëjtën banjë.
Influencuesja 26-vjeçare gjeti famë në spektaklin brazilian “Holiday With The Ex” në vitin 2017.
Natalia Becker – portieri Alisson Becker

Natalia, 31 vjeçe, u takua me Alissonin, 29 vjeç, në Brazilin e tyre të lindjes në vitin 2012, ndërsa ajo ishte duke studiuar për t’u bërë mjeke.
Ata u martuan në vitin 2015 dhe u transferuan në Liverpool tri vjet më vonë.
Ata kanë tre fëmijë – Helena, pesë vjeçe, Matteo, dy vjeç dhe Rafael, një.
Larissa Pereira – sulmuesi Roberto Firmino

Modelja u martua me Roberton, 30 vjeç, në vendin e tyre, Brazil, në vitin 2017 pas tri vitesh njohje.
Përveçse është nënë e tre vajzave të tyre, 29-vjeçarja është një sipërmarrëse, pasi ka themeluar markën e modës “BeValen Store”.
Rike Nooitgedagt – mbrojtësi Virgil van Dijk

Egërsisht private Rike, 28 vjeçe, hoqi dorë nga puna e saj si menaxhere e shitjeve të modës për të mbështetur mbrojtësin 30-vjeçar holandez kur ai nënshkroi kontratë me Celtic në vitin 2013.
Ata u martuan në vitin 2017 dhe kanë fëmijët Nila, tetë vjeçe dhe Jadi, gjashtë vjeç.
Rute Cardoso – sulmuesi Diogo Jota

Rute, 26 vjeçe, dhe Diogo, 25 vjeç, u takuan në shkollë në Portugalinë e tyre të lindjes.
Rute duket se është vendosur mirë në jetën në Mbretërinë e Bashkuar dhe madje pranoi se ishte një fanse e Peaky Blinders.
Çifti kanë një djalë një vjeçar të quajtur Dinis.
Perrie Edwards – mesfushori Alex Oxlade-Chamberlain

Ylli i “The Little Mix” dhe Alex, të dy 28 vjeçarë, janë bërë një nga çiftet më të njohur të shoubizit që kur filluan të takoheshin në vitin 2016.
Ata mirëpritën në jetë djalin, Axel, në gusht dhe Perrie dukej e pabesueshme në turneun e fundit të grupit të vajzave.
Saffie Khan – mesfushori Curtis Jones

Çifti zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram vitin e kaluar, por besohet se ata janë në lidhje që nga viti 2019.
Saffie ka kontratë me “M Models Management”| dhe jeton me Curtis, 21 vjeç.
20-vjeçarja shpesh ndan me ndjekësit fotografi nga pushimet e saj luksoze me 40 mijë ndjekësit e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Blake Lively punëson ish-zëvendës shefin e CIA-s mes betejës ligjore me Justin Baldonin

Sfida e pazakontë e Vëllait të Madh për G Banin dhe Laertin: Kërce tango sikur të kruhet hunda

Sekuestrohen ilaçe dhe pajisje celulare nga shtëpia ku Gene Hackman dhe gruaja e tij vdiqën në rrethana ‘të dyshimta’

Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Publikohen fotografitë e fundit të Gene Hackman dhe gruas së tij: Nuk janë parë së bashku për më shumë se 20 vjet

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet