LAJMI I FUNDIT:

Filmon veten duke shtypur qëllimisht me veturë shokun, amerikani dënohet me 25 vite burgim (Video, +18)

Filmon veten duke shtypur qëllimisht me veturë shokun, amerikani dënohet me 25 vite burgim (Video, +18)

Adoleshenti nga Maryland i SHBA-ve, Nicholas Kyle Hoffman, është dënuar me 25 vite heqje lirie, pasi kishte shtypur me veturë shokun e shkollës.

Hoffman ishte vetëm 17-vjeç kur qëllimisht shtypi me veturë shokun 16-vjeç, megjithatë ai është dënuar sikur të ishte i moshës madhore, transmeton Telegrafi.


Ai kishte menduar se shoku i tij po merrte marihuanë nga një person tjetër, dhe për këtë arsye e ka goditur me veturë.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si Hoffman e rrit shpejtësinë derisa i afrohet shokut, të cilin e godet dhe vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Por, edhe pse shoku i tij i ka mbijetuar goditjes, gjykatësi ka deklaruar se ishte një nga “skenat më të dhunshme” që ndonjëherë ka parë dhe që është filmuar e postuar në internet. /Telegrafi/