LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Zgjoi” arrin marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror

Filmi “Zgjoi” arrin marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror
Skenë nga filmi "Zgjoi"

Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli, i cili fitoi tri çmimet kryesore në festivalin e “Sundance”, thuhet se ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme distribuimi.

Lajmi u bë i ditur nga një postim i shpërndarë nga faqja zyrtare e Qendrës Kinematografike të Kosovës.


Theksohet se “Zgjoi” ka bërë marrëveshje me Kino Lorber & Zeitgeist film për Amerikën Veriore; Altitude për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë; dhe Icon për Australi dhe Zelandë të Re.

FILMI “ZGJOI” BËN MARRËVESHJE ME DISTRIBUTORË TË MËDHENJË BOTËROR

Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli i cili…

Posted by Qendra Kinematografike e Kosoves on Tuesday, May 4, 2021

Ky është postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli i cili fitoi tri çmimet kryesore në festivalin e Sundance, ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme distribuimi. Përmes distributorit LevelK “Zgjoi” ka bërë marrëveshje distribuimi me Kino Lorber & Zeitgeist Film për Amerikën Veriore; Altitude për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë; dhe Icon për Australi dhe Zelandë të Re.

Filmi poashtu ka bërë marrëveshje për Kinë me Hugoeast Holding, për Skandinavi me Edge Entertainment, Portugali me Films4you, Republikën Çeke me HBO Central Europe, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, dhe Slloveni me Kino Meditaran, Turqi me Filmarti, dhe Greqi me Cinobo. “Zgjoi” është në drejtim të finalizimit të marrëveshjeve edhe me shumë shtete tjera.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj;

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK”. /Telegrafi/

Filmi “Zgjoi” (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori