LAJMI I FUNDIT:

Filmi i animuar me rekord shikimesh (Video)

Filmi i animuar me rekord shikimesh (Video)

Filmi i animuar i Disneyt, “Moana”, pati debutimin më të suksesshëm gjatë festës së Falënderimeve në Amerikën e Veriut, duke u pozicionuar në vend të parë.

Prodhimi “3D”, që tregon historinë e vajzës së një kryetari fisnor në Polinezi, që përzgjidhet nga vet oqeani për t’i rikthyer një relike mistike një perëndeshe, grumbulloi 81.1 milionë dollarë gjatë pesë ditëve të shfaqjes në kinema dhe 55.5 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavës.


Ky ishte debutimi i dytë më i suksesshëm në histori për festën e Falënderimeve, pas “Frozen” në vitin 2013, që grumbulloi 93.6 milionë dollarë në pesë ditët e para të shfaqjes.

“Fantastic Beasts and where to find them”, i bazuar në romanin e J.K Rowling me të njëjtin titull, u rendit në vend të dytë. Me protagonist fituesin e çmimit “Oscar” Eddie Redmayne, filmi arkëtoi plot 45 milionë dollarë përgjatë fundjavës.

Vendi i tretë shkoi për “Doctor Strange”, ku interpreton Benedict Cumberbatch, me 13.4 mln dollarë të grumbulluara. Ndërkohë, romanca gjatë Luftës së Dytë Botërore, që sjell në ekran Brad Pittin dhe Marion Cotillard, u rendit në vendin e katërt me 13 milionë dollarë, pasuar nga filmi “Arrival”, me protagoniste Amy Adams. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori