LAJMI I FUNDIT:

Fillon regjistrimi i studentëve në Universitetin Kirili dhe Metodi

Fillon regjistrimi i studentëve në Universitetin Kirili dhe Metodi

Sot ka filluar regjistrimi i studentëve të rinj në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup, për vitin akademik 2016/2017, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Universiteti më i vjetër dhe më i madh në vend, sivjet ofron 10535 vende të lira pune, 6606 nga të cilët janë rezervuar për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 2819 për studentë të rregullt me bashkëfinancim, kurse 1110 për studentë të çregullt.


Afati i dytë i regjistrimit është më 5 shtator. Për vende të lira do të shpallet edhe një afat tjetër më 15 shtator./Telegrafi/