eksperti-banner

Ka filluar punën Komisioni për Falje, organ që vepron në kuadër të Kabinetit e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ky komision, i përbërë kryesisht nga ish-gjyqtarë, do të këshillon presidentin në lidhje me kompetencat e tij për falje. Komisioni i konstituuar sot, ka këtë përbërje


Sabit Kranlli, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë - kryetar i Komisionit, Ljbubomir Jovevski, prokuror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Mihajllovski, kryetar i Odës së avokatëve, Fehmi Stafa, avokati i shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Safet Aliu - ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, Eroll Rushid - mjek, Temellko Ristovski - profesor universitar, Bozhin Avramovski - gjyqtar në pension, Zora Mitiç - mjeke, Uranija Pirovska - nga Komuniteti i Helsinkit për të drejta të njeriut, Biljana Petkovska - Instituti maqedonas për mediume.