LAJMI I FUNDIT:

Fillon java e parë e EtnoFest

Fillon java e parë e EtnoFest

Në fjalën e rastit Profesor Fadil Hysaj foli për historikun dhe rrugëtimin e këtij festivali I cili pretendon të identifikojë, promovojë dhe pasurojë vlerat e mirëfillta të arteve dhe kulturës tradicionale me qëllim të ruajtjes dhe transmetimit të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe materiale, kurse drejtori i Muzeut të Kosovës Skënder Boshtrakaj vuri në pah rrezikun e humbjes së vlerave të trashëgimisë sonë shpirtërore të diç tha ai cilat po na rrëshqasin para syve tanë.

Hapjen para një publiku të shumtë, në mënyrë simbolike e shpalli mixha Daut, banori I fundit I cili nuk e braktisi këtë fshat në vitin 2009 dhe ndikoi në një mënyrë në shpëtimin e fshatit Kukaj i cili falë festivalit Etno Fest për 8 vite u shndërrua në një etno fshat kulturor dhe turistik ku çdo vit ndërtohen skena të reja, shtëpiza, bujtina dhe hapsira tjera performuese.


Hapja e ekspozitave të skulpturave nga Profesor Luan Mulliqi dhe skulpori Destan Gashi me temën “HASJANET” , si dhe ekspozita e skulpturave dhe qeramikave të Blerta Surroit “ Festë Pagane” ngjallën një interesim të madh të publikut artëdashës, kurse ekspozita etnografike e kostumeve dhe eksponateve nga Hasi përmbushën edhe më shumë sfondin e kësaj tematike.

Kulminacioni u arrit me performimin e Etno ansamblit “Katarina Josipi nga Zymi I Hasit të cilët prezantuan rite të vjetra, lojëra, valle dhe kangë autoktine të kësaj zone etnografike.

Kulinaria tradicionale e kësaj zone e prezantuar nga shoqata e grave “Women 4 Women I dha kësaj mbramje një shije të veçantë.
Festa vazhdoi deri në orët e vona pas mesnate me Nezafete Shalën dhe grupin “Melodie e Vjetër”.

Edhe dita e dytë u shënua nga zona etnografike e Hasit ku pos tjerash në Odën e shtëpisë së vjetër u zhvillua debat shkencor mbi vlerat e trashëfimisë sonë shpirtërore dhe materiale që mund të mbrohën nga Unesco, u fol për Kanunin e Lekë Dugagjinit , flinë, si dhe u promovua libri monografik I Frrok Kristajt “ Veshjet në Zym të Hasit” si dhe Enciklopedia Etnokulturore në pesë vëllime “Hasi” nga Nexhat Çoçaj.

Në skenën e madhe performoi Etno ansambli “Muharrem dhe Xhevat Qena” nga Romaja, kurse shiu I madh pamundësoi shfaqjen e Iliriana Arifit “Aritmia”.
Përkundër motit të keq festa vazhdoi deri në orët e vona.

Dita e treë u shënua nga aktivitete kulinarike, ekspozitat si dhe monodrama e Besim Rexhajt “ Lojë e pa fund” në rexhi të Fadil Hysajt, ku në një ambient të veçante shkëlqeu aktorja Sheqerie Buqaj.

Me një përzgjedhje të bukur të këngëve dhe valleve etno neja vazhdoi deri në orët e vona pas mesnatës.

Në javën e dytë që do të të fillojë të premten me datën 18 gusht deri të dielën 20 gusht publiku dhe artëdashësit do të kenë rastin të shohin:

18 Gusht
Ora 18:30 – 19:30
Kostumografi moderne e bazuar në dizajne të kostumografisë tradicionale nga Diverse Fashion Desing Academy – Akademia e Dizajnit të Modës “Diverse” të Prishtinës

Ora 20:30 – 21:30

Shfaqje studentore

Ora 21:00 – 24:00
ETNO NEJA

19 Gusht

Ora 17:00 – 18:00

Muzeu i Kosoves & Etno Festi
PROGRAMI I ZEJEVE TË VJETRA DHE ARTIZANATEVE
Arti i Farkatarisë
Arti i Poqarisë
Arti i punimit te plisit

DEBATE ETNOLOGJIKE: Trashëgimia kulturore dhe UNESCO”
Pse plisi mbrohet si trashëgimi kulturore shpirtërore e Kosovës?”

Ora 18:30 – 19:30

Etno Ansambli “Merak” nga Lubinja e Prizrenit
Rite të ushqimit dhe të dasmës.
“Stolisja e nusës Ilire”
Kumtesa përcjelëse dhe debate në këte temë

Ora 21:30 – 24:00

ETNO NEJA

20 Gusht

Ora 17:00 – 19:00

Muzeu i Kosoves & Etno Festi

PROGRAMI I ZEJEVE TË VJETRA DHE ARTIZANATEVE

Ora 17:00 – 19:00

Arti i Punimit me Gurë (muri prej guri)
Arti i Punimit me Dru (Thurje a gardhit me thupra dhe pallzina)
Reciklime dhe instalacione artistike në këtë temë

Zona e Debatit
Ora 18.30 – 20.00
“Kriza identitare dhe prishja e kohezionit social”

Ora 20:00 – 20:30
Zona Etnografike e Karadakut
Etno ansamble nga Kumanova dhe Smira e Vitisë

Ora 20:30 – 21:30

Shfaqje tetarore
MonoAKT – Trupa teatrore nga Prishtina:
“Anonimi i Venedikut” nga Guiseppe Berto në regi të Drita Begollit

Ora 21:30 – 24:00

ETNO NEJA

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori