Tashmë ka filluar grumbullimi i tifozave “Kuq e Zi” para Stade de Gallert të Lensit.
Eshtë komentatori i Supersport dhe njeriu mediatik më afër kombëtares, Dritan Shakohoxha, ai që po qëndron para stadiumit të Lensit, shkruan Telegrafi.


kuq e zi

Aty shihen disa qindra tifozë teksa janë mbledhur në pritje të duelit i cili fillon për tri orë.

Pritet që edhe mijëra të tjerë të bashkëngjiten me tifozët që tashmë janë para stadiumit, në mënyrë që sa më shpejt t'i zënë vendet e tyre në stadium për të përkrahur kombëtaren.

Ndeshja fillon nga ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app