Në Kuvend nga sot fillon debati për Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, që është në rend ditore në komisionin amë për financimin e buxhetit.
“Të ardhurat totale në arkën e shtetit, sipas propozimit të vitit 2019, parashikohen 210.8 miliard denarë, ndërsa shpenzimet totale janë 228.5 miliardë denarë. Rritja e BDV-së është projektuar në 3.2%, ndërsa norma e inflacionit në 2%. Deficiti buxhetor parashikohet në 2.5% ose 17.7 miliardë denarë, që është rreth 500 milionë denarë më pas më pak se ky vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Buxhet janë paraparë para për paga më të larta në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje, më shumë para në reformat në mbrojtjen sociale të fëmijëve dhe sistemin pensional, si dhe mjete për vendosjen e “naftës së gjelbër” në bujqësi.
Me Propozim-buxhetin parashikohen paga më të larta për 10% për mjekët specialist nga janari vitin e ardhshëm dhe 5% për të gjithë punëtorët medicinal. Rritje të pagav e për 5% nga shtatori vitin e ardhshëm janë parashikuar gjithashtu edhe për edukatorët. 5% pgë më të lartë pritet të marrin të punësuarit në administratë, por në Propozim-buxhetin e vitit 2019 nuk janë paraparë para për pagesën K-15 në sektorin publik.
Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, për paga dhe kontributet në administratën publike janë paraparë 28.3 miliardë denarë, ndërsa për pensione 56.4 miliardë denarë.
2.2 miliardë denarë janë planifikuar edhe për sistemin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, ndërsa planifikohet edhe futja e pensionit socal për rreth 6.000 persona që kanë të paktën një ditë pune stazh dhe të mbushura 65 vite.
Investimet kapitale janë projektuar në 25.7 miliardë denarë, ndërsa ministri i Financave, Tevdovski pret që vitin e ardhshëm të përshpejtohet realizimi i këtyre projekteve.
Buxheti, sipas vlerësimeve të kryeministrit Zoran Zaev, është në funksion të qëndrueshmërisë së katër shtyllave, për politikat e punësimit dhe të sigurimeve shoqërore, për mbështetjen e ekonomisë së brendshme, për përshpejtimin e zbatimit të projekteve të infrastrukturës dhe për intensifikimin e proceseve të integrimit evropian./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë