Fillojnë ndeshjet në Kupë

Të shtunën e të dielën në program janë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, është bërë e ditur të premten nga FBK-ja.
Të shtunën luhen ndeshjet: Vëllaznimi - Kosova (13:00), RTV 21 - Lipjani (19:00), Bashkimi - Malisheva (19:00). Ndërkohë të dielën në program janë takimet: Drita - Ylli (18:00), Llapi - Kaçaniku (14:00), Kastrioti - New Born (17:00), Fushë Kosova - Skënderaj (14:00), Besa - Sfera (16:00). /Koha/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/02/2014












































