Fillojnë anëtarësimet për interistat e Kosovës

Këto anëtarësime nënkuptojmë pajisjen me kartelën/tessera e njohur ndërkombëtarisht për tifozët e Interit.
Anëtarësimet fillojnë zyrtarisht nga data 20.08.2014 (e mërkure), dhe do të mbahen në Sports Bar “Filikaqa”, në rrugën Pejton në qendër të Prishtinës duke filluar nga ora 18:00.
Çmimet dhe beneficionet e kartelës janë këto:
- Për anëtarët me moshën nën 14 vjeç çmimi është 16.00€
- Për anëtarët me moshën mbi 14 vjeç çmimi është 23.00€
Dhuratat e premtuara që vijnë bashkë me kartelën janë:
Për anëtarët e moshës nën 6 vjeç: Top i vogël me logo të Interit.
Për anëtarët prej 6-18 vjeç: Kapelë me logo të Interit.
Për anëtarët mbi 18 vjeç: Xhaketë shiu me logo të Interit.
Beneficionet tjera janë këto:
- Bileta të rezervuara për ndeshjet e Interit si vendas
- Lehtësim në biletat e Interit ne ndeshjet evropiane
- Fanellat me çmime te volitshme (zbritje)
- Zbritje në produkte në dyqanet zyrtare të Interit
- Zbritje në vizitën në muzeun e Interit;
- Vizita në qendrën stërvitore etj.
Për informata tjera vizitoni www.inter.it, si dhe faqen zyrtare të Inter Club Kosova në Facebook/ Inter Club Kosova – Zyrtare. /Telegrafi/
















































