LAJMI I FUNDIT:

Fillimisht u tallën me tatuazhin e ri të Smith Rowe pas dy gabimeve që gjetën – por lojtari e ka bërë me qëllim dhe zbulohet inspirimi nga ku e mori

Fillimisht u tallën me tatuazhin e ri të Smith Rowe pas dy gabimeve që gjetën – por lojtari e ka bërë me qëllim dhe zbulohet inspirimi nga ku e mori

Emile Smith Rowe mori shumë kritika në rrjetet sociale kur tregoi një tatuazh të ri që e kishte bërë në kraharorë, ku shumë fansa ia vërejtën dy gabime, por gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Futbollisti i Arsenalit në krahun e tij të majtë bëri tatuazh një orë me numra romakë, mbi fytyrën e një luani, por në vend të 12 numrave të zakonshëm në orë, tatuazhi i Smith Rowe kishte 13 numra.


Numri katër në dorën e tij shkruhet gjithashtu si “IIII” në vend të IV.

Fansat e futbollit në rrjetet sociale i vunë re me shpejtësi ‘parregullsitë’ dhe u tallën me lojtarin, duke i cilësuar këto gabime si tepër ‘budallaqe’.

Por fansat e futbollit që komentuan në rrjetet sociale i detyrohen Smith Rowe një kërkim falje, sepse “gabimet” në tatuazh në fakt janë të qëllimshme.

Sipas mediave angleze, tatuazhi është frymëzuar nga loja e njohur kompjuterike “Nancy Drew Secret of the Old Clock”.

Fotografia për kopertinën e lojës, e publikuar në vitin 2005, përmbante një numërues të thyer të orës. Dhe në të, numrat gjithashtu shkojnë deri në 13, dhe numri katër tregohet si IIII – siç shihet në dorën e Smith Rowe.

Në lojën e aventurës, përdoruesit zgjidhin misteret duke plotësuar enigmat dhe duke gjetur të dhëna si detektivja Nancy Drew.

Smith Rowe po luan shumë mirë këtë sezon dhe ka shënuar dhjetë gola në 31 ndeshje në të gjitha garat për Topçinjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori