LAJMI I FUNDIT:

Figura ikonike e “Zërit të Amerikës” jep edicionin e fundit! Largohet pas 20 vitesh

Figura ikonike e “Zërit të Amerikës” jep edicionin e fundit! Largohet pas 20 vitesh

Ditën e sotme gazetarja ikonike e “Zërit të Amerikës”, Laura Konda njoftoi të gjithë se karriera e saj në këtë ekran ka përfunduar.

Pas 20 vitesh ajo ka vendosur të largohet nga “Zëri i Amerikës” dhe lajmin e dha në përfundim të edicionit informativ.



“Sot do të bëj një lajmërim personal. Kam vendosur të largohem nga “Zëri i Amerikës” njoftoi Laura, shkruan iconstyle.

Pasi falenderoi të gjithë stafin me të cilin punoi prej kaq shumë vitesh, në ekran u shfaq një video që tregonte pamje nga karriera e saj 20-vjeçare.

Nga videoja dallohej se Laura ishte rritur bashkë me ekranin dhe sigurisht që ajo do ju mungojë të gjithëve./Telegrafi/