Filloreta Raçi - Fifi u bë nënë për herë të parë ditën e martë (25 prill).

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni shqiptar, Adis Patushi, kanë mirëpritur një djalë që e pagëzuan me emrin Theo Mal.


E së fundmi ajo ka publikuar në TiKTok një video të shkurtër të ditës kur erdhi në jetë djali i saj.

Screenshot 13 30 Foto: TikTok

Videon e ka kompletuar me disa momente të rëndësishme, duke e përshkruar tërësisht situatën që kaloi.

Screenshot 14 31 Foto: TikTok

Shkrimi i plotë i Fifit:

“Një video e shkurtër e ditës që erdhi në jetë im bir Nuk po e kuptoja çfarë po ndodh me trupin tim e as me bebin kur filluan kontraksionet deri ia dëgjova rrahjet në monitor...kisha frikë. Dhe nuk dua të tregoj përjetimin se sa e vështirë ishte. Thjesht dua të falënderoj Zotin që ndihmojë ta sillja në jetë melaqen. Momenti që e kisha në krahë. Momenti më i bukur në jetë. Bekim. Faleminderit dhe ty. Faleminderit shpirt që më bëre të përjetoj ndjenjën më të shtrenjtë në botë. Tani e kuptoj sa të bekuara qenkan nënat”. /Telegrafi/

@fifi.fr

👼🏻💙 #baby #theo #son #mother