LAJMI I FUNDIT:

Fifi emocionohet kur flet për prindërit: Shitën floririn për mua, më kanë dhënë mundësinë të jetoj

Fifi emocionohet kur flet për prindërit: Shitën floririn për mua, më kanë dhënë mundësinë të jetoj

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar së fundmi në “A night live show” në Top Channel.

Mes të tjerash, ajo ka rrëfyer detaje nga karriera dhe jeta e saj, sakrifict dhe mundi që ka hequr për të qenë ajo që është sot.

Interpretuesja e hitit “Zhurmë” tha se nuk do t’ia kishte dalë kurrë pa përkrahjen e prindërve të saj, të cilët kanë sakrifikuar çdo gjë për të.


“Që nga mosha 6-vjeç a 7-vjeç deri në 22-vjeç me qenë të gjithë me valixhe në dorë është shumë e rëndë psikologjikisht. Për këtë arsye unë ia di rëndësinë çdo gjëje edhe më të vogëls. Dua pak, por e dua me nder. Për këtë arsye çdo njeri që nuk ka e respektoj më shumë se një njeri që ka. Ata që kanë nuk i vlerësojnë gjërat që kanë ndërsa ata që nuk i kanë i’ua dinë vlerën.Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin”, tha Fifi.

Fifi (Foto: Top Channel)

Tutje, ajo shtoi se prindërit e saj kanë shkuar aq larg sa kanë shitur edhe floririn e tyre, vetëm për t’i mundësuar të bijë ecjen përpara në jetë dhe karrierë.

“Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, skam bërë asgjë. Ata më kanë dhënë mundësinë të jetoj që është gjëja më e bukur në botë. Nëse diçka në botë për mua është e shenjtë, për mua janë ata të dy”, rrëfeu këngëtarja me origjinë nga Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Magazina
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Magazina
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori