Fifi dhe Luiz Ejlli kanë publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Ama ama” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.


Teksti dhe melodia u realizua nga vet artistja me video të drejtuar nga regjisori Valon Aziri.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja e famshme e estradës vijnë me interpretim të mahnitshëm e paraqitje atraktive.

Të plotë tani këngën e keni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të SBS Entertainment.

Foto: Screenshot/YouTube

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother që një kohë është pjesë e labelit të lartpërmendur.

Ai po vazhdon të jetë aktiv e mjaft i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/