LAJMI I FUNDIT:

FIFA po shqyrton ndryshimin e formatit të Kupës së Botës 2026

FIFA po shqyrton ndryshimin e formatit të Kupës së Botës 2026

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA thuhet se po shqyrton ndryshimin e formatit të Kupës së Botës së vitit 2026, ndërsa turneu përgatitet të zgjerohet në 48 ekipe.

Kupa e ardhshme e Botës do të organizohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, ku planet aktuale janë të prezantojnë 16 grupe me nga tre skuadra ndërsa konkurrenca zgjerohet nga formati aktual me 32 vende.


Megjithatë, mediumit The Telegraph raporton se organi qeverisës tani po i ri-mendon ato plane mes frikës për më shumë ndeshje.

Eksitimi i ndeshjeve finale të grupeve në Katar ka bërë që të ri-mendohet ideja.

Bisedat joformale kanë nisur dhe diskutime më serioze pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Nëse FIFA ndryshon planet për t’u kthyer në grupe me katër, turneu ka të ngjarë të ketë 12 grupe me nga katër skuadra, me tetë vendet e treta më të larta që do të kalojnë në mesin e 32 skuadrave të kualifikuara.

Me atë format, Kupa e Botës e vitit 2026 mund të zgjerohet në më shumë se 100 ndeshje, duke thyer një rekord, pasi asnjë Kampionat Botëror nuk ka shkuar tek kjo shifër e ndeshjeve.

Mbetet për t’u parë se si do të merret ky zgjerim dhe vendim nga skuadrat kombëtare dhe klubet, duke pasur parasysh shqetësimet e vazhdueshme për mbingarkesën në kalendarin e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori