LAJMI I FUNDIT:

FIBA i beson FBK-së edhe një organizim madhor

FIBA i beson FBK-së edhe një organizim madhor

Bordi i FIBA Evropës sot ka vendosur për vendet organizatore, për ndeshjet e muajit shkurt të vitit të ardhshëm, që sërish do të jenë në formë në turneut në një vend të veçantë.

Kështu Bordi i FIBA Evropës ka vendosur që ndeshjet e Grupit B të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 të mbahen në Prishtinë.


Kosova, Sllovakia, Islanda dhe Luksemburgu do të luajnë në Prishtinë. Dardanët do të përballen me Luksemburgun dhe Sllovakinë, kurse dy ndeshjet tjera janë Sllovakia-Islanda dhe Luksemburgu-Islanda.

FIBA kështu vendosi t’i besojë FBK-së edhe një organizim madhor, siç është dritarja e tretë e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, pas punës së shkëlqyeshme që ka bërë Federata e Basketbollit e Kosovës në organizimin e FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C, për meshkuj U18 më 2018 dhe FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, për femra U20 më 2019, ngjarje që ishin zhvilluar në Prishtinë. Po ashtu FIBA i ka dhënë të drejtën FBK-së për të organizuar FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C, për meshkuj U16. Ky kampionat është dashur të zhvillohet gjatë verës në Prishtinë, megjithatë, është shtyrë për verën e ardhshme për shkak të pandemisë me Covid-19.

Pas mbajtjes me sukses të ndeshjeve kualifikuese përkatëse në ‘flluska’ në nëntor, dritarja e tretë dhe e fundit e të tre garave do të organizohen gjithashtu si turne në mjedise të mbrojtura, në mënyrë që të sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, thuhet në njoftimin e FIBA-s.

Kriteret më të rëndësishme në zgjedhjen e mikpritësve, si për dritaren e mëparshme, ishin garancitë shëndetësore dhe të udhëtimit dhe pajtueshmëria me protokollet shëndetësore të FIBA-s, përfshirë testimin dhe hyrjen e kontrolluar në një mjedis të sigurt.

Federata e Basketbollit e Kosovës zotohet se do të mundohet maksimalisht, që këto ndeshje të zhvillohen pa asnjë problem, duke respektuar masat mbrojtëse.

Kosova në katër ndeshje të zhvilluar në Grupin B, ka dy fitore dhe dy humbje, aq sa ka edhe Sllovakia, derisa Islanda është lidere me tri fitore dhe një humbje, kurse Luksemburgu ka një fitore dhe tri humbje.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në Prishtinë, do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm, që do të ishte një sukses për basketbollin e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori