LAJMI I FUNDIT:

FFK organizon kursin e parë bazik për trajnerët e futsallit

FFK organizon kursin e parë bazik për trajnerët e futsallit

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e futsallit në vendin tonë, duke organizuar për herë të parë kursin bazik për trajnerët e futsallit.

Ky kurs është realizuar në bashkëpunim me UEFA-n dhe është kurs i nivelit C kombëtar. Pa dyshim, ky është një moment i veçantë, pasi për herë të parë trajnerët e futsallit në Kosovë janë përfshirë në një program të tillë të certifikimit.


Në këtë kurs, i cili po mbahet në hotel ‘Trofta’ në Istog, po marrin pjesë 25 trajnerë, ku janë të përfshirë ata të ekipeve kombëtare dhe të klubeve të Superligës.

Kursi është treditor dhe do të përfshijë punën teorike dhe praktike, e ku për këtë të fundit do të ketë ndihmën e ekipit të futbollit “Istogu”, ku për çështje trajnimi do të shfrytëzohen futbollistët e grupmoshave të reja të këtij klubi.

Për organizimin e këtij kursi Federata e Futbollit të Kosovës ka bashkëpunuar me strukturat e edukimit të UEFA-s dhe ka zgjedhur instruktorin Mićo Martić nga Kroacia për të ligjëruar para pjesëmarrësve. Ai ka përvojë 20-vjeçare në futsall dhe është një prej instruktorëve më të mirë të FIFA-s dhe UEFA-s në lojën e futsallit.

Martić ka shprehur gëzimin dhe kënaqësinë e tij që është pjesë e këtij kursi historik në Kosovë dhe ka vlerësuar kualitetin e trajnerëve, klubeve dhe kombëtares së Kosovës.

Ai ka theksuar rëndësinë e këtij kursi për trajnerët dhe ka falënderuar FFK-në dhe shefen e edukimit Sanije Krasniqin për punën e shkëlqyer që ka bërë në organizimin e këtij kursi dhe për kushtet shumë të mira për punë.

Në përfundim të këtij kursi trajnerët pjesëmarrës do të certifikohen me licencën C kombëtare për futsall. Ndërkaq, përveç grupit të parë të pjesëmarrësve, është planifikuar që të organizohet edhe një kurs tjetër në vitin e ardhshëm me trajnerët e Ligës së Parë. Nga afër punimet e këtij kursi po i ndjekin edhe kryetari i Komisionit të Futsallit, Hysni Gjinovci dhe shefja e sektorit të edukimit në FFK, Sanije Krasniqi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori