LAJMI I FUNDIT:

FFK organizon kurset e radhës për licancat e trajnerëve si A, B dhe C

FFK organizon kurset e radhës për licancat e trajnerëve si A, B dhe C

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e radhës për trajnerë për Licencën – B.

Kursi do të mbahet përgjatë muajit shkurt dhe kërkon një periudhë praktike në klub gjatë muajve shkurt /maj 2024. Kursi do të fillojë me datën 8 shkurt 2024, dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punën praktike dhe atë të provimeve.


Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:

– Njohja bazike e futbollit

– Stërvitje për të rinj

– Stërvitje teknike & taktike

– Përgatitja fizike

– Analizë e lojës

Kriteret e pranimit në kurs janë:

• Dëshmi mbi shkollimin (min. diploma e shkollës mesme)

• Vërtetim nga Policia rreth dosjes penale

• Certifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së

• Kopja e Licencës C

• Formulari i Aplikimit (shkarkoje këtu)

Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.

Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin UEFA B- Licencë.

Licenca B është kriter për licencat e ardhshme siç është UEFA A Licencë për trajner.

Pagesa e Kursit është 700 € (euro) për person.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të FFK-së deri me 1 shkurt 2024:

departamentiteknik@ffk-kosova.com

Numri i të pranuarve në këtë kurs do të jetë gjithsej 24 trajnerë. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren parasysh.

VINI RE: Në muajin mars mbahet kursi i radhës për Licencën C, kurse në muajin prill mbahet kursi i parë për Licencën A. Për të gjitha hollësitë do të informoheni me kohë në faqen zyrtare të FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori