LAJMI I FUNDIT:

FFK lëshon kumtesë: Situata e klubeve pas shpërthimit të coronavirusit, mundësia e rinisjes së kampionatit dhe fondet e ndara  

FFK lëshon kumtesë: Situata e klubeve pas shpërthimit të coronavirusit, mundësia e rinisjes së kampionatit dhe fondet e ndara  

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lëshuar kumtesë ku ka njoftuar rreth të gjithave të reja për futbollin tonë.

Pandemia e coronavirusit ka paralizuar gjithë botën dhe indiferent prej kësaj nuk është as Kosova dhe futbolli i Kosovës.


Superliga e Kosovës është pezulluar përkohësisht dhe për rifillimin e saj, situatën e klubeve dhe fondet e ndara nga Ministria e Sportit, FFK ka lëshuar një kumtesë.

FFK zbulon detajet dhe mënyrën si u mbajt mbledhje emergjente mes UEFA-s dhe 55 federatave anëtare
Lexo po ashtu FFK zbulon detajet dhe mënyrën si u mbajt mbledhje emergjente mes UEFA-s dhe 55 federatave anëtare

Më poshtë keni kumtesën e FFK-së pa ndërhyrje

Federata e Futbollit e Kosovës është duke e ndjekur më vëmendje situatën e përgjithshme rreth pandemisë së Coronavirusit Covid-19 në vendin tonë, e veçmas situatën e klubeve dhe të gjithë të përfshirëve në futboll në këto rrethana.

Drejtuesit e FFK-së janë në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n dhe çdo veprim sa i përket çështjes së rifillimit të kampionatit do të bëhet në koordinim të plotë me organet e futbollit evropian.

KE i FFK-së është i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat ballafaqohen klubet në këtë periudhë, duke pasur parasysh se pandemia Covid-19 ka pasur efekte edhe në ekonominë e vendit dhe rrjedhimisht edhe tek ata që i mbështesin klubet në aspektin financiar.

Natyrisht se FFK do të bëjë çmos për të bërë më të mirën e mundshme që të ndihmojë në këtë aspekt dhe shpresojmë se përkrahja financiare nuk do të mungojë as nga institucionet e futbollit evropian e botëror.

Megjithatë, tash për tash UEFA ende nuk ka ndarë ndonjë fond për t’i ndihmuar federatat e saj anëtare. Prandaj, në situatën në të cilën ndodhemi lusim të gjithë futbollistët, punëtorët sportivë dhe investitorët e klubeve që të kenë konsideratë për njëri-tjetrin dhe të jenë solidarë, pasi po jetojmë në rrethana emergjente ku po thuajse është ndërprerë gjithçka në tërë botën dhe primare është shëndeti dhe luftimi i përhapjes së pandemisë.

Gjithsesi, FFK do të mundohet në të gjitha format që të jetë afër klubeve, futbollistëve dhe punëtorëve sportivë për çdo gjë që është në kompetencën dhe mundësitë e saja. Shpresojmë që kampionati nuk do të shtyhet më shumë se sa data që është dhënë nga UEFA, megjithëse presidenti Çeferin qysh në fillim ka deklaruar se janë të përgatitur për planin A, B dhe C, andaj edhe FFK do t’i ndjekë rekomandimet dhe hapat e UEFA-s.

Me këtë rast FFK falënderon Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport për ndarjen e 5 milionë eurove si pako emergjente për sport, derisa bizneset që investojnë në klubet e futbollit i njoftojmë se mund të aplikojnë për mbështetje në fondin e ndarë nga Qeveria për bizneset private. Mbesim me shpresë se këtë gjendje do ta kalojmë sa më shpejt dhe të gjithë së bashku do t’i rikthehemi fushës së gjelbër dhe emocioneve që na jep futbolli. Deri atëherë ju këshillojmë t’i ndiqni udhëzimet e institucioneve tona dhe të qëndroni në shtëpi në mbrojtje nga armiku i padukshëm Covid-19.

Për çdo lëvizje të re opinioni do të njoftohet me kohë!

Po ashtu, ju rikujtojmë se administrata e FFK-së është duke vazhduar punën online, derisa puna e rregullt do të rifillojë atëherë kur krijohen mundësitë dhe kur rifillojnë punën e rregullt institucionet e Kosovës dhe UEFA.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori