LAJMI I FUNDIT:

FFK zbulon detajet dhe mënyrën si u mbajt mbledhje emergjente mes UEFA-s dhe 55 federatave anëtare

FFK zbulon detajet dhe mënyrën si u mbajt mbledhje emergjente mes UEFA-s dhe 55 federatave anëtare

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka qenë një nga 55 federatat që kanë zhvilluar mbledhjen emergjente përmes video lidhjes me UEFA –n.

FFK-në në këtë videolidhje e përfaqësuan presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.


Në këtë mbledhje nëpërmjet videos, presidenti i Konfederatës Evropiane, Aleksandër Ceferin ka bërë disa propozime që janë miratuar njëzëri nga Federatat anëtare të UEFA-s.

Kampionati Evropian që pritej të zhvillohet këtë vit është shtyrë për 1 vit dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri me 11 korrik të vitit 2021.

Ndeshjet e play-off për kualifikim për Kampionatin Evropian, ku do të luajë Kosova e ishin paraparë të zhvillohen në fund të marsit 2020, janë shtyrë për qershor 2020.

Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube pritet të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve.

Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershori.

Në foto më poshtë shihen momente nga mbledhja e mbajtur përmes videos. /Telegrafi/