LAJMI I FUNDIT:

FFK konfirmon ardhjen e Donis Avdijajt

FFK konfirmon ardhjen e Donis Avdijajt

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se talenti kosovar Donis Avdijaj është futbollisti i radhës që i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

FFK ka konfirmuar ardhjen e anëtarit të Schalke 04, ndërsa pret që ai të luaj ndaj Islandës në muajin mars.


“Donis Avdijaj është futbollisti i radhës që iu ka bashkuar Përfaqësueses së Kosovës. Avdijaj ka udhëtuar në Antalya dhe tashmë është së bashku me pjesën tjetër të Përfaqësueses”.

“Megjithatë, Donisi nuk e ka kompletuar ende dokumentacionin e nevojshëm dhe si rrjedhojë nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen e së shtunës kundër Turqisë. Sidoqoftë, ardhja e tij është një sinjal i mirë për të ardhmen e Përfaqësueses, pasi bëhet fjalë për një futbollist të talentuar dhe cilësor”.

“Ai edicionin e kaluar luajti në skuadrën austriake, Sturm Graz, si i huazuar, derisa është nën kontratë me skuadrën gjermane, Schalke. Avdijaj pritet të ketë të drejtë paraqitje për Kosovën duke filluar nga ndeshjet e marsit”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/