LAJMI I FUNDIT:

FFK: Inspektorët e UEFA-s shfaqën shqetësimet e tyre për rrjedhën e punimeve në Stadiumin e Prishtinës

FFK: Inspektorët e UEFA-s shfaqën shqetësimet e tyre për rrjedhën e punimeve në Stadiumin e Prishtinës

Me një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit Fadil Vokrri, ka filluar të mërkurën mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nën drejtimin e nënpresidentit Agim Ademi.

“KE theksoi se vdekja e presidentit Vokrri është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës dhe jo vetëm”.


“Por, KE mendon se duhet të vazhdohet edhe më me ngulm në realizimin e projekteve dhe objektivave të saj dhe të gjitha atyre projekteve që i kishte synuar ish-presidenti dhe ky Komitet Ekzekutiv, madje duke ndjerë obligim të dyfishtë”.

Të gjitha lajmet për Stadiumin e Prishtinës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Stadiumin e Prishtinës

“Kështu KE sot shqyrtoi gjendjen e përgjithshme në futbollin e Kosovës”.

“Të martën krerët e FFK-së u takuan me zyrtarë dhe inspektorë të UEFA-së, të cilët vizituan stadiumin e Prishtinës, ku shfaqen shqetësimet e tyre për rrjedhën e punimeve duke sugjeruar një angazhim më të madh të FFK-së, MKRS dhe punëkryerësit në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më parë”.

“KE bisedoi se duhet të vazhdohet me fillimin e implementimit të projekteve të ndërtimit të 12 fushave si dhe Qendrën teknik stërvitore në Obiliq”.

“KE gjithsesi mendon se top prioritet edhe më tutje mbetet rinovimi i stadiumit të Prishtinës si domosdoshmëri për ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve të Kombëtares A”, thuhet në një njoftim në faqen e FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori