Lojtarët e Arsenalit u bënë kampionë të Anglisë mbrëmjen e së martës pas një pritjeje të gjatë plotë 22-vjeçare.

Arsenali ka mbledhur 82 pikë pas 37 nga 38 xhirove, dhe me një xhiro për t’u zhvilluar, ata u bënë kampionë pasi ndeshja midis Bournemouth dhe Manchester City përfundoi me rezultatin 1-1.


Lojtarët e Arsenalit u mblodhën në kampin e tyre stërvitor në London Colney për të ndjekur ndeshjen dhe, pasi ajo mbaroi, ata e siguruan matematikisht titullin dhe e festuan atë me zë të lartë.

Para përfundimit të sezonit, Arsenali ka një avantazh të paarritshëm prej katër pikësh ndaj Cityt, dhe kështu “Topçinjtë” fituan titullin e kampionit të Anglisë për herë të 14-të në historinë e tyre.

Festa e madhe do të ndodhë vetëm në ditët në vijim në rrugët e Londrës pas përfundimit të sezonit, por ajo veçse filloi të martën mbrëma. /Telegrafi/


telegrafi sport app