LAJMI I FUNDIT:

Festa patriotike pas shpalljes kampion bote në boks, Haxhi Krasniqi këndon këngën “Besa-besë”

Festa patriotike pas shpalljes kampion bote në boks, Haxhi Krasniqi këndon këngën “Besa-besë”

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi ka festuar titullin kampion bote në boks me këngë patriotike.

Boksieri nga Kosova  ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel.


Ky triumf në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë bëri që Krasniqi të fitojë titullin e botës në peshat gjysmë të rënda në IBO dhe WBA.

Momenti kur Robin Krasniqi nokautoi Boeselin
Lexo po ashtu Momenti kur Robin Krasniqi nokautoi Boeselin

Festa e boksierit nga Juniku, por edhe e gjithë shqiptarëve ishte e madhe, pasi është hera e parë që kemi një kampion bote.

Megjithatë, Haxhi Krasniqi nuk ka harruar asnjëherë rrënjët e tij dhe festa e pas meçit nuk kishte se si të mungonte me këngë patriotike.

Në një video të publikuar në Facebook, Krasniqi shihet teksa feston dhe këndon këngën e njohur “Besa-Besë”. /Telegrafi/