Xherdan Shaqiri ishte mbrëmë njëri ndër protagonistët kryesor të Liverpoolit.

Anësori shqiptar arriti të asistoi në përmbysjen e skuadrës angleze ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri asistoi për golin e tretët të Liverpoolit, i realizuar nga Georginio Wijnaldum, gjersa bëri një paraqitje të kënaqshme.

Klubet e mëdha evropiane urojnë Liverpoolin për kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve Klubet e mëdha evropiane urojnë Liverpoolin për kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve

Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane pas ndeshjes kishte festuar me bashkëlojtarët e tij te skuadra angleze.

Shaqiri ka festuar së bashku me Dejan Lovren pas ndeshjes, gjersa kanë ndarë pak momente me tifozët nga festa e tyre. /Telegrafi/