Ferronikeli me kryesi të re

Drejtori sportiv i këtij klubi, Arton Berisha, ka thënë se tashmë Ferronikeli ka nisur të riorganizohet dhe se kriza është lënë anash.
“Agim Kastrati është zgjedhur kryetar i klubit, kurse Ekrem Elshani nënkryetar, ndërsa Demir Berisha, Haxhi Lladrovci, Naser Rexhepi, Adem Bucolli, Haki Xhemajli, Ilir Demaku e Tahir Tahiri janë zgjedhur anëtar të klubit”, ka thënë Berisha për KosovaPress.
Sipas tij, kryesisë pritet që shumë shpejt t’i bashkohen edhe tre-katër anëtarë të rinj, e të cilët do të mund të japin kontribut të madh në klub. Ndërkaq, ai ka bërë ditur se deri në fund të kësaj jave do të emërohet trajneri i ri i klubit.
“Ne jemi duke punuar vazhdimisht që sa më shpejt që është e mundur të vendosim për trajner të ri të skuadrës sonë. Arbnor Morina e Bekim Isufi janë opsionet tona. Mendoj se brenda pak ditësh zyrtarisht do ta emërojmë trajnerin e ri të skuadrës”, është shprehur Berisha. /Telegrafi/












































