LAJMI I FUNDIT:

Ferrari klasik në gjendje të mjerueshme, shitet në ankand për një çmim marramendës

Ferrari klasik në gjendje të mjerueshme, shitet në ankand për një çmim marramendës

Një makinë klasike italiane e gjetur në një hambar është shitur në ankand për 124,000 euro.

Pavarësisht se ishte në gjendje të mjerueshme, Ferrari 250 GTE i vitit 1962 kishte një mori ofertash, përpara se të shkonte përfundimisht te një blerës në Kent, Angli, transmeton Telegrafi.


Modelit klasik italian do t’i duhet t’i bëhet një restaurim i plotë dhe për këtë duhet një buxhet i madh për ta rikthyer atë në lavdinë e mëparshme.

Matthew Parkin, i cili përfaqëson ofertuesit Brightwells u informua për vendodhjen e Ferrarit nga një mik.

Makina kishte qëndruar për 40 vjet në një hambar të lagësht të Uellsit në kohën kur Matthew dëgjoi për të.

“Hambari po pastrohej, kur pamë Ferrarin ishte shumë emocionuese”, tha ai.

Matthew që vendos në ankand makina klasike për Brightwells e dinte se makina do të jetë i një modeli të veçantë menjëherë. /Telegrafi/