LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli kërkon përmbysjen ndaj Slavia Bratislavës: Flasin Zekrija Ramadani, Astrit Fazliu e Yll Hoxha

Feronikeli kërkon përmbysjen ndaj Slavia Bratislavës: Flasin Zekrija Ramadani, Astrit Fazliu e Yll Hoxha

Kampioni i Kosovës në futboll nesër (e martë) do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj kampionit sllovak, Slovan Bratislava.

Tek klubi nga Drenasi në konferencën e mbajtur para ndeshjes u pa një motivim i madh për fitore në ditën e nesërme.

Trajneri Zekirija Ramadani tha se skuadra është përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe duke parë edhe rezultatin e ndeshjes së parë, Nikli ka shanset e veta për një kualifikim të mundshëm në raundin tjetër.


“Do të hyjmë njëjtë si në ndeshjen e parë. Do të sulmojmë me mendje dhe do të mbrohemi me mendje. E kemi përballë një superskuadër e cila provon më shumë në kundërsulme. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha në formacion besoj qe do të ketë një apo dy ndryshime jo më shumë. Për ta mposhtur këtë skuadër duhet të vrapojmë më shumë se me ata, duhet të luftojmë më shumë se ata. Taktikisht do të jemi njëjtë si në ndeshjen e parë”.

“Ne motivohemi vetëm në aspektin sportiv. Ato fyerjet që ndodhën në Sllovaki besoj që futbollistët e mi as nuk i kanë dëgjuar, pasi që janë maksimalisht të fokusuar në ndeshje. Duhet t’i tregojmë Evropës se ne shqiptarët jemi shumë moti në Evropë dhe kemi traditë të madhe andaj ftoj tifozët që të vinë në numër sa më të madh dhe të i duartrokasim në fund të dy skuadrat”, ka thënë Ramadani.

Edhe mbrojtësi i majtë i Niklit, Ylli Hoxha u shpreh se kampioni i Kosovës do të mundohet me të gjitha forcat që të arrijë një kualifikim historik në raundin tjetër te kualifikimeve të Ligës së Evropës.

“Në çdo ndeshje kemi nevojë për tifozë. Besoj që do të mbushet stadiumi duke parë edhe faktin se kemi përballë një kundërshtar të fortë. Do të mundohem ta jap maksimumin në këtë ndeshje, besoj që kemi forcë për kualifikim tutje pasi që kemi lojtar shumë kualitativ në skuadër”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa sulmuesi i krahut të Niklit, Astrit Fazliu pohoi se skuadra e tij shpreson ta ketë edhe fatin me vete pasi në dy ndeshjet e fundit kjo i ka munguar atyre.

“Normal pres fitoren por është e vështirë. Slovan Bratislava ka një skuadër shumë të fortë. Neve na mbetet të fokusohemi në fushë dhe ti kryejmë detyrat tonë në përpikëri. Shpresoj që të kemi përkrahje maksimale nga tifozët në këtë ndeshje por shpresoj që të kemi më shumë fat se hera tjerave”, ka thënë Fazliu.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat 2-1 në të mirë të Sloven Bratislavës.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Ndërkombëtare
UEFA publikon portierët me më së shumti pritje në Ligën e Konferencës – mes tyre edhe Amir Saipi

UEFA publikon portierët me më së shumti pritje në Ligën e Konferencës – mes tyre edhe Amir Saipi

Ndërkombëtare
Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

Ndërkombëtare
Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen detaje nga kontrata luksoze që Alexander-Arnold pritet ta nënshkruajë me Real Madridin

Zbulohen detaje nga kontrata luksoze që Alexander-Arnold pritet ta nënshkruajë me Real Madridin

La Liga
Klubet e Ligës Premier po bashkëpunojnë për të sjellë një ndryshim të madh sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier po bashkëpunojnë për të sjellë një ndryshim të madh sezonin e ardhshëm

Premier League
Kalo në kategori