LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli i frikshëm, mposhtë bindshëm rusët e Anzhi Makhachkala

Feronikeli i frikshëm, mposhtë bindshëm rusët e Anzhi Makhachkala

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli është duke kryer fazën përgatitore në Turqi.

Kësisoj ekipi nga Drenasi ka luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën ruse Anzhi Makhachkala.

Ekipi kosovar ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3-1.

Golat në këtë takim për ‘Niklin’, u shënuan nga mbrojtësi Fidan Gërbeshi, sulmuesi i ardhur këtë afat kalimtar Labinot Osmani si dhe një tjetër u shënuar autogol nga rusët. /Telegrafi/