Fero e ka publikuar klipin e këngës “Marijuana”

“Marijuana” është titulli i këngës më të re të Feros, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Projekti i ri është realizim i Menju dhe DJ Gan-G, në vazhdën e projekteve të reperit në kuadër të labelit të tij, TeamFero.Videoklipi muzikor i kësaj kënge është xhiruar me regji të Endrit Rrahimit dhe skenar të Qendrim Xhanit.Menju dhe DJ Gan-G janë kujdesur për ‘beat-in’, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë po ashtu Menju. Ky projekt vjen pas videoklipit të këngës “Habibi” që u lansua në muajin dhjetor dhe numëron mbi 1.3 milion shikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/01/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































