LAJMI I FUNDIT:

Fermerja nga Prishtina mbjell 70 ari bimë shëruese (Video)

Fermerja nga Prishtina mbjell 70 ari bimë shëruese (Video)

Ilmije Bytyqi paraqet shembullin e një gruaje të suksesshme në sektorin e bujqësisë.

Fermerja nga fshati Shashkoc i Prishtinës ka të mbjella me një sipërfaqe prej 70 ari me bimë mjekësore.


Nëntë llojet e bimëve mjekësore që ajo i ka të mbjella në pronën e saj, tashmë kanë depërtuar edhe në tregun ndërkombëtar.

“Është punë e mirë dhe nuk është e lodhshme. Punojmë familjarisht dhe kemi disa lloje të bimëve mjekësore të mbjella. Nga 70 ari të këtyre bimëve të mbjella, 10 ari i kemi të mbjella me çajra tjerat me lule që kanë veti shëruese”, shprehet fermerja për RTV Dukagjinin.

Të gjitha bimët janë mbjellë nga Ilmija, e cila ka 7 vite që luan rolin e kryefamiljares në këtë biznes.

“Kam përkrahjen e familjes, sepse me punëtorë nuk ja vlen. Burri, djemtë, çikat më mbështesin, se ndryshe nuk ka fitim”, thotë ajo, përcjell Telegrafi.

Kujdesi ndaj bimëve është proces më shumë përgjegjësi, sepse sipas fermeres duhet të jenë organike pa ndonjë pleh artificial, sepse analizohen në laboratorë.

“Ka përgjegjësi të madhe. Nuk duhet qitur ndonjë pleh sepse iu bëhen analiza para se të përdoren në mjekësi”, shprehet ajo, duke thënë se megjithatë ja vlen të kultivohen kur biznesi ecën mirë./Telegrafi/