LAJMI I FUNDIT:

Ferizaji me stadium futbolli 10 milionë eurosh

Ferizaji me stadium futbolli 10 milionë eurosh

Ministri i MKRS-së Kujtim Shala dhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Ferizaj, në vlerë rreth 10 milionë euro.

Të dy nënshkruesit vlerësuan se ky është njëri nga investimet më të mëdha që bëhen në Ferizaj e rrethinë viteve të fundit, si dhe paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë për zhvillimin dhe masivizimin e sportit.

Kryetari Svarqa e vlerësoi projektin si tejet të rëndësishëm për komunën e Ferizajt dhe për infrastrukturën sportive në përgjithësi. Ndërsa ministri Shala tha se veç investimit, me rëndësi të dorës së parë është partneriteti i mirë me komunën e Ferizajt.

Projekti i ndërtimit të stadiumit, sipas memorandumit të nënshkruar, pritet të realizohet që nga sivjet e deri në vitin 2021. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit obligohet të investojë 8 milionën e 30 mijë euro, të marrë pjesë në mbikëqyrjen e kontratës dhe të kujdeset për zbatimin e projektit, së bashku me komunën e Ferizajt.

Kurse komuna e Ferizajt obligohet që të investojë 1 milion e 300 mijë euro deri në përfundim të projektit, të menaxhojë dhe zhvillojë procedurat për zbatimin e memorandumit.

Stadiumi i qytetit në Ferizaj është planifikuar të ndërtohet afër palestrës “Bill Clinton” dhe do t’i plotësojë kriteret e federatës evropiane dhe asaj botërore të futbollit.

Ministri Shala e vizitoi edhe hapësirën ku do të ndërtohet stadiumi i ri.

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Përfaqësueset
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka

Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin

Premier League
Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli

Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli

Ndërkombëtare
Sir Alex Ferguson e ka gjetur trajner ideal të Man Utd – ai po bën presion për largimin e Ten Hag

Sir Alex Ferguson e ka gjetur trajner ideal të Man Utd – ai po bën presion për largimin e Ten Hag

Premier League
Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për top yllin e Real Madridit

Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për top yllin e Real Madridit

Premier League
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar

Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar

La Liga
Kalo në kategori