Ferguson: Agjenti i Rooneyt faj për telashet

“Është gjithnjë vështirë te Unitedi. Gjithmonë ka gjëra me të cilat duhet të merreni. Kur lojtarët tuaj më të mirë vijnë në fundin e kontratave të tyre, atëherë ju duhet të bëni diçka për t’ua ofruar atyre një të re”.
“Ata të gjithë janë të njëjtë. Ju duhet të merreni me agjentët e botës së sotme, që është e vështirë ta bësh. Lojtarët nuk janë problemi. Nuk ka problem me lojtarët. Disa agjentë janë të koklavitur”, deklaroi Ferguson për The Mirror duke aluduar në agjentin e Wayne Rooneyt për problemet që u paraqitën së fundmi me sulmuesin anglez dhe kontratën e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/10/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































