Fenerbahce kërkon informacion për Guarin

Ai vazhdimisht ka thënë se planifikon të qëndrojë në Giuseppe Meazza, megjithatë spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë.
Sipas mediave turke, Fenerbahce ka kërkuar nga Nerazzurrët që të japin informacion për gjendjen e kolumbianit.
Kontrata e Guarin me Interin skadon në vitin 2017, ashtu që nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e shitjes.
Zikaltrit janë të interesuar që të bëjnë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, prandaj 28-vjeçari mund të përfshihet në listën e shitjeve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































