LAJMI I FUNDIT:

Femrat e forta nuk mbështeten në askënd kur duan të kenë sukses

Femrat e forta nuk mbështeten në askënd kur duan të kenë sukses

Kur ta takoni një femër të fortë, ju do ta kuptoni në momentin e parë

Femrat e tilla bartin me vete një prezencë të paharrueshme – prezencë e cila është e mbushur me shumë vetë-respekt dhe sukses.

Ajo ka udhëtuar në ferr dhe është rikthyer prapë, dhe secila përvojë që e ka pasur është vetëm kapitull të cilin ajo ia ka shtuar librit të jetës së saj.

Ajo është kapitene e anijes dhe mbretëreshë e fronit të saj. Grua e cila ka triumfuar në çdo betejë, në çdo sfidë dhe gjithmonë i ka rregulluar gabimet e veta, transmeton Telegrafi.

Ka ndërtuar bota nga e kaluara e saj, dhe këtë e ka bërë vetë ajo. Nuk mbështetet në askënd sepse e ka kuptuar që askush nuk mund t’i përmbush nevojat e saja aq mirë sa ajo vetë. Ajo e respekton dhe i beson vetes aq shumë sa për të arritur e vetme gjithçka që dëshiron.

Ka shumë vetëbesim, është ambicioze, kurajo, është aventureske dhe e dashur dhe qe një kohë të gjatë e ka kuptuar se këto tipare nevojiten për t’i realizuar ëndrrat më të mëdha.

Kur një femër e fortë të thotë lamtumirë, ajo nuk do të kthehet më asnjëherë
Lexo po ashtu Kur një femër e fortë të thotë lamtumirë, ajo nuk do të kthehet më asnjëherë

Sidoqoftë, ajo ende është një grua – është e butë, e ndjeshme, zemërgjerë dhe e dashur, por gjithmonë e mban mend faktin se nuk definohet nga askush, e lëre më nga një mashkull.

Femrat e forta e dinë se çfarë do të thotë të jesh vetëm dhe janë mësuar ta shfrytëzojnë atë gjë më së miri. Në vetminë e tyre, femrat e forta ndërtojnë perandori.

Ato nuk kanë nevojë t’iu përkulen meshkujve, nuk iu binden askujt.

Femrat e forta e kuptojnë se jeta është ashtu siç e bëni vet, dhe nuk pranojnë diçka më pak se e jashtëzakonshmja.

Mbi të gjitha, një femër e fortë e kupton kur një mashkull është i dhënë pas karrierës dhe kur është i dhënë vetëm pas femrave. Ajo din ta bëjë dallimin mes një lidhje që zgjatë një natë dhe një lidhje që zgjatë tërë jetën.

Më e rëndësishmja është se ajo e din që dashuria për veten është mënyra më e mirë për ta dashuruar dikë tjetër.

Gjithçka çfarë ju nevojitet është ashtu siç ka thënë edhe Buddha: “Ju, vetja juaj, po aq shumë sa kushdo në univers meriton dashuri dhe dhembshuri”. /Telegrafi/