LAJMI I FUNDIT:

Femrat e Bashkimit shpallen kampione të Kosovës

Femrat e Bashkimit shpallen kampione të Kosovës

Femrat e klubit të basketbollit të Bashkimit janë shpallur kampion të Kosovës.

Prizrenasit kanë triumfuar si mysafirë në palestrën “Karagaçi” kundër skuadrës së Penzës me rezultat të thellë, 77-50.


“Arpagjikt” kanë përmbyllur me sukses serinë finale të ‘play-off’, duke fituar tre ndeshje që ishin të nevojshme për të arritur te titulli i kampionit.

Portokallezinjtë gjatë gjithë ndeshjes dominuan dhe për asnjë moment nuk lejuan të kontestohet fitorja e tyre e tretë rresht.

Çereku i parë tregoi fuqinë reale të skuadrës së Bashkimit, kur arritën epërsinë prej njëzet pikëve, 30:10.

Periudha e dytë ishte më e dobët pasi që të dyja skuadrat së bashku arritën të shënonin 19 pikë, përkatësisht 11 mysafirët kundrejt tetë të vendasve.

Edhe në pjesën e dytë të besuarat e trajnerit Ilmen Bajra treguan vendosmëri dhe se titullin e kampionit do ta sjellin në Prizren.

Çereku i tretë sërish i takoi vashave prizrenase, të cilat ngritën epërsinë në 32 pikë, përkatësisht rezultati në semafor tregonte shifrat, 63:31.

Dhjetë minutshi i fundit ishte pothuajse sa për statistika pasi që tashmë pejanet ishin dorëzuar dhe ndeshja përfundoi në dobi të Arpagjik’ve me rezultat 77-50.

Basketbollistja më efikas te vendaset ishte Jeta Zeka që shënoi 22 pikë ndërsa te mysafiret shkëlqeu amerikania, Khadija Brown, e cila realizoi “double-double” 29 pikë dhe 19 kërcimesh.

Bashkimi në këtë formë arrin tek titulli i kampionit pas shtatë vjetëve, të cilin vitin e kaluar e fitoi Penza. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori